75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Arbeloa konfirmon mungesen e sulmuesit për ndeshjen ndaj Levantes

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka folur para ndeshjes së nësërme ndaj Levantes.

Ai ka konfirmuar se sulmuesi brazilian, Rodrygo, nuk do të jetë në dispozicion, shkruan IndeksOnline.

“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për nesër. Ai po rikuperohet nga një përpjekje shumë intensive. Shpresojmë që të rikuperohet së shpejti dhe të jetë i disponueshëm për të martën. Ne të gjithë e dimë cilësinë e tij të jashtëzakonshme dhe momentet e mrekullueshme që na ka dhënë. Këto dy muajt e fundit ai është rikthyer në formën e tij më të mirë. Kjo është ajo që shpresoj për të, që të rikuperohet së shpejti dhe ta kem të disponueshëm.”, ka deklaruar Arbeloa.

Kujtojmë që Rodrygo nuk luajti as në ndeshjen e fundit në Kupën e Spanjës, ndaj Albacetes, ku Real Madridi pësoi humbje me rezultat 3-2./IndeksOnline/