75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Ardit Tahiri konfirmon largimin nga Llapi, do të transferohet në Ukrainë

Futbollisti Ardit Tahiri ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit.

Ai karrierën do ta vazhdoj në Ukrainë te skuadra e Kolos Kovalivka, shkruan IndeksOnline.

Llapi ga ky transferim do të fitoj 100 mijë euro + 50 mijë të tjera bonus, e po ashtu do të ketë edhe 25% të kartonit të tij, për shitjen e radhës.

”Faleminderit KF Llapi. Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij rrugëtimi tim në këtë ekip me traditë. Ishte kënaqësi ta përfaqësoj këtë fanell. Fat dhe shumë suksese në të ardhmen!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë që Ardit Tahiri gjatë verës u huazua te skuadra finalndeze, HJK Helsinki, ku fitoi Kupën e Finladës, e pastaj u rikthye përsëri te Llapi.

23-vjeçari tani do të shijoj eksperiencën edhe në Ukrainë, ku do të jetë në të njëjtën skuadër me futbollistin tjetër kosovar, Albin Berisha./IndeksOnline/