75 Mall Live Search
08:29 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / L A

Vdes presidenti i Fiorentinës

Ka ndërruar jetë presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso.

Ai vdiq në moshën 76-vjeçare pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.

Klubi i tij doli me një njoftim zyrtar rreth vdekjes së tij.

” Dashuria e tij për Fiorentinën ishte dhurata më e madhe që i bëri vetes, duke kaluar ditë të paharrueshme me djemtë dhe vajzat e ekipeve të të rinjve, duke ofruar gjithmonë një gjest kujdesi dhe një buzëqeshje për të gjithë “, deklaroi Fiorentina në njoftimin për shtyp. ” I palodhur, ai punoi deri në ditët e tij të fundit, duke iu përkushtuar kompanive të tij, Mediacom dhe Fiorentina, dhe të ardhmes së tyre”, shkroi klubi italian.

Commisso kishte blerë Fiorentinën në vitin 2019, nga vëllezërit Della Valle ku gjatë kohës së tij si pronar i klubit, Fiorentina arriti në dy finale të Kupës së Italisë radhazi, në dy finale të Ligës së Konferencës si dhe në gjysmëfinale./IndeksOnline/