75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 19 Janar 2026 / F.R

Pesë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24-orëve në polici

Vetëm brenda 24-orëve në policia janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, e ku pothuajse në secilin nga rastet, viktimat janë gratë.

Siç njofton policia, në tri raste personat janë arrestuar e dërguar në mbajtje, ndërsa në dy të tjera janë liruar me procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 18.01.2026 – 00:02. Është raportuar se ankuesja femër kosovare ka dhunë psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 19.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 18.01.2026 – 17:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur mes vete, si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rahovec / 18.01.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi ai kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë / 18.01.2026 – 13:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar presion psikologjik ndaj ankueses femër kosovare si dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.