Një veturë bie në oborrin e shkollës së Kolovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Kolovicë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se një veturë ka përfunduar në oborrin e shkollës së Kolovicës pasi humbi drejtimin.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

