Poligoni “Reload” mohon aksionin policor: S’ka asgjë tek ne, nuk kemi asgjë për të deklaruar
Poligoni i qitjes “Reload” ka mohuar aksionin policor në objektin e tij.
Sinjali ka kontaktuar me përfaqësuesit e poligonit, të cilët kanë deklaruar se informacionet e publikuara janë të pavërteta dhe se nuk ka pasur aksion të policisë në poligonin e tyre.
“Edhe ne po i dëgjojmë lajmet prej portaleve, s’ka asgjë te ne, nuk kemi asgjë për të deklaruar”, tha përfaqësuesi i poligonit.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion hetimor.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala.
Sipas saj, aksioni po zhvillohet ndaj katër personave, prej të cilëve dy dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa dy të tjerë për marrje ryshfeti.
“Për informacione të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Shala.

