Von der Leyen prezanton parimet mbi të cilat Evropa do të sigurojë Arktikun
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar 5 parime, krahas atij themelor, për të mbështetur sigurinë në Arktik.
Von der Leyen u shpreh se popujve sovranë iu takon të vendosin vet – për të ardhmen e tyre, raporton IndeksOnline.
Pesë parimet e von der Leyen përfshijnë solidaritetin e plotë me Grenlandën, rritjen e investimeve aty, dhe bashkëpunimin me partnerë.
“Parimi 1: Solidaritet i plotë me Grenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës.
Parimi 2: Rritje e investimeve evropiane në Grenlandë.
Parimi 3: Një akullthyes evropian: Bashkëpunim me partnerët për një kapacitet më të gjerë sigurie në Arktik.
Parimi 4: Forcimi i partneriteteve të sigurisë (Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda).
Parimi 5: Përmirësimi i Strategjisë Arktike si pjesë e strategjisë së ardhshme të sigurisë së Evropës” shkroi von der Leyen./IndeksOnline/

