75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / G T

Pjesëtari i stafit të Rosenior-t te Chelsea bëhet viral me paraqitjen e tij të fundit, me një letër të ngjitur në kokë

Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen ndaj Pafosit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Dje gjatë stërvitjes së fundit të ekipit nga Londra, një pjesëtar i stafit të Liam Rosenior u bë viral, shkruan Indeksonline

Ishte masazhuesi legjendar i “bluve” të Londrës, Billy McCulloch, i cili u paraqit në fushë me një letër ngjitur në kokë.

Aty shkruhej: Gjithmonë të konektuar.

Pra, McCulloch dha një mesazh të fortë për lojtarët e Chelseat para ndeshjeve të mbetura të sezonit./Indeksonline/