75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / H F

Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë/ Shoqërohen me forca të shumta policie

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë.

Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie.

Kushner ka ardhur rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës.

Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit. Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

Video: Euronews Albania/