75 Mall Live Search
13:54 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / MSH1

Prattipati vendos lule mbi varrin e Rugovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës, Prattipati vendosi kurorë lulesh mbi varrin e tij, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane, Rugova u cilësua si vizionar i paqes.

“E ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati, iu bashkua presidentes Vjosa Osmani në nderimin e dr. Ibrahim Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Një vizionar i paqes, dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti – jo dhuna – janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, thuhet në postimin e ambasadës.