75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / L A

Dzeko drejt rikthimit në Gjermani, sot do t’i kryej vizitat mjekësore si lojtar i ri i Schalkes

Edin Dzeko do të bëjë rikthimin në futbollin gjerman.

Boshnjaku, do t’i bashkohet gjigantit të fjetur, Schalke 04, klub që bën garat në Bundesliga 2.

Sipas gazetarit, Matteo Moretto, Dzeko pritet të udhëtojë sot drejt Gjermanisë për të kryer vizitat mjekësore.

Dzeko, kishte luajtur më parë në Gjermani te skuadra e Wolfsburgut, ku kishte arritur të fitonte titullin e Bundesligës në vitin 2009./IndeksOnline/