Humbja nga Bodo/Glimt, futbollistët e Manchester City rimburësojnë tifozët që ishin në stadium
Lojtarët e Manchester Cityt kanë marrë një vendim të pazakontë, duke treguar përgjegjësi dhe respekt ndaj tifozëve të tyre besnikë.
Sipas asaj që raporton ”Sky Sports News”, futbollistët e skuadrës angleze kanë vendosur të rimbursojnë tifozët që udhëtuan për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt, e cila përfundoi me humbjen 3-1 të ekipit të Pep Guardiolës, shkruan IndeksOnline.
Skuadra ka vendosur të mbulojë plotësisht koston e biletave të ndeshjes, si një gjest falënderimi për mbështetjen e treguar nga tifozët, pavarësisht rezultatit zhgënjyes në fushë.
Ky veprim është pritur shumë pozitivisht në rrjetet sociale, ku tifozët kanë vlerësuar karakterin dhe profesionalizmin e lojtarëve të Manchester Cityt. Gjestet e tilla forcojnë edhe më shumë lidhjen mes skuadrës dhe tifozëve, veçanërisht në momente të vështira sportive./IndeksOnline/
BREAKING: Manchester City's players are reimbursing fans who watched their Champions League defeat against Bodo/Glimt.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 21, 2026
They are covering the cost of match tickets for game which Pep Guardiola's side lost 3-1 🚨 pic.twitter.com/u6w7S0Ovhf

