75 Mall Live Search
08:01 / E Enjte, 22 Janar 2026 / G T

Inspirohet nga Brahim Diaz, futbollisti kilian provon “panenkan” dhe dështon keq!

Cristian Zavala ka humbur një penallti në ndeshjen mes skuadrës së tij Colo Colo dhe Penarolit në Serie Rio De Plata në Kili.

Futbollisti kilian bëri një goditje me stilin “panenka” dhe e huqi, shkruan Indeksonline

Një penallti të tillë të huqur e kemi parë edhe në Kupën e Afrikës, ku Brahim Diaz ishte protagonist.

Dhe tashmë të gjithë tifozët po e “lidhin” stilin “panenka” me futbollistin maroken.

Për fat të mirë, skuadra e Colo Colo ku luan Zavala shënoi fitore pas 11-metërshave./Indeksonline/