75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 22 Janar 2026 / Gj Sh

Nottingham Forest arrin marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Napolit

Lorenzo Lucca është gjithnjë e më pranë transferimit te Nottingham Forest.

Sulmuesi italian është i vendosur të bashkohet me klubin anglez në formë huazimi nga Napoli, ndërsa marrëveshja mes palëve ka hyrë në fazën përfundimtare, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, operacioni parashikon një tarifë huazimi prej 1 milion eurosh, si dhe një klauzolë opsioni blerjeje jo të detyrueshme, e cila mund të arrijë deri në paketën totale prej 40 milionë eurosh.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontakte pozitive mes Nottingham Forest dhe agjentit të lojtarit, Giuseppe Riso, çka ka përshpejtuar mbylljen e marrëveshjes.

Lucca pritet të udhëtojë që sonte drejt Anglisë për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re dhe për të finalizuar transferimin.

Një hap i rëndësishëm në karrierën e 23-vjeçarit, i cili është gati të provojë veten në Premier League, ndërsa Napoli hap rrugën për rregullime të tjera në repartin ofensiv./IndeksOnline/