75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Emery tregon se çfarë ndodhi me Tielemansin, trajneri e shtyu fort pas zëvendësimit

Skuadra e Aston Villas shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Fenerbahces në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League.

Gjatë ndeshjes, ndodhi një moment ku ishte protagonist trajneri, Unai Emery dhe lojtari i tij, Youri Tielemans, shkruan Indeksonline

Tekniku spanjoll e shtyu lojtarin e tij pas zëvendësimit. Ai nuk ishte i lumtur me paraqitjen e mesfushorit belg.

Pas ndeshjes, ai u pyet rreth këtij incidenti nga gazetarët, por përgjigjja e Unai Emeryt ishte e thjesht: Ai është djali im, ai është djali im!

Kujtojmë se Aston Villa gjatë shtatë ndeshjeve ka grumbulluar 18 pikë dhe gjendet në pozitën e 2-të./Indeksonline/

Emery i tërbuar ulëriti dhe e shtyu lojtarin e tij tutje. Shikoni çfarë ndodhi