75 Mall Live Search
20:11 / E Premte, 23 Janar 2026 / F.R

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut takohet me Bajqinovcin, vlerëson angazhimin e tij politik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në një takim zyrtar deputetin Mefail Bajqinovci.

Gjatë takimit, kryetari Gashi i drejtoi fjalë vlerësuese deputetit Bajqinovci, duke theksuar angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në jetën politike dhe institucionale.

Nga ana e tij, deputeti Mefail Bajqinovci falënderoi kryetarin Gashi për pritjen dhe vlerësimin./IndeksOnline/