Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Një person është gjetur i lënduar të premtën në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 15:42 është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Rr e Pejës, Fushë Kosovë 23.01.2026-15:42. Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

