75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / L A

Bournemouthi “arrë e fortë” për t’u thyer, mposht Liverpoolin në frymën e fundit

Bournemouthi ka arritur një fitore të madhe në Premierligë.

Ata mposhtën kampionin e Anglisë, Liverpoolin me rezultat 3-2 në mënyrë tejet dramatike.

Golat për vendasit u realizuan nga Evanilson, Jimenez dhe Adli, ndërsa për “Redsat” shënuan Van Dijk dhe Szoboszlai.

Bournemouthi, me këtë fitore ngjitet në pozitën e 13-të me 30 pikë, ndërsa Liverpooli në të 4-tën me 36 pikë./IndeksOnline/