75 Mall Live Search
21:39 / E Diele, 25 Janar 2026 / G T

S’ka buxhet për blerje të re në mbrojtje, Chelsea rikthen futbollistin nga huazimi

Chelsea ka aktivizuar klauzolën e rikthimit për mbrojtësin argjentinas Aaron Anselmino, i cili do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së parë në Stamford Bridge.

Borussia Dortmund është informuar për vendimin, ndërsa lojtari pritet të rikthehet në Londër që javën e ardhshme. Anselmino kishte lënë përshtypje shumë pozitive gjatë huazimit në Gjermani, duke treguar zhvillim të madh dhe paraqitje të qëndrueshme.

Klubi londinez kishte përfshirë një klauzolë rikthimi që nga vera, e cila tashmë është aktivizuar. Rikthimi i 19-vjeçarit shihet si pjesë e planeve afatshkurtra dhe afatgjata të Chelsea për repartin defensiv./Indeksonline/