E rëndë në Durrës, babai plagos me thikë vajzën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën.
Top Channel raporton se ngjarja ka ndodhur në “Lagjen 12-të” të qytetit bregdetar. Vajza e plagosur është dërguar në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj.
Mësohet se babai ka shkuar në një agjenci imobiliare ku punon e bija dhe e ka goditur me thikë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ai ka goditur edhe një person tjetër, punonjës në të njëjtën agjenci.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

