75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 26 Janar 2026 / F.R

​Kosova lëshon Rrjetin e parë të Grave në Siguri, nënshkruan memorandume

Fondacioni “Jahjaga# ka lëshuar të hënën Rrjetin e Grave në Siguri, i cili synon të jetë mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese institucionale të sigurisë.

Gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Inspektoratit Policor e institucione të tjera.

Themeluesja e fondacionit “Jahjaga”, Atifete Jahjaga, deklaroi se Kosova është rasti i parë në botë që po lëshon një rrjet të tillë.

Ish-presidentja, Jahjaga thotë se rrjeti është mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese, por nuk zëvendëson mandatet.

“Sot po lëshojnë një diçka që të shërbej jo vetëm grave, por edhe vetë institucioneve tona të sigurisë në vend. Gratë janë pjesë aktive e institucioneve tona të sigurisë dhe këtë neve e kemi dëshmuar me dekada me radhë, kontributi i tyre dhe juaj është i pamohueshëm në policisë, mbrojtje, mbikëqyrje institucionale dhe menaxhim të emergjencave…..04’26Rrjeti është menduar si një mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese, ai nuk zëvendësonë mandate apo kompetenca, por i fuqizon ato për bashkëpunimin profesional dhe dialogut të vazhdueshëm. Përmes këtij rrjeti gratë pjesëmarrëse mund të ndajnë praktika të mira të mësojnë nga njëra tjera dhe të ndërtojnë iniciativa të përbashkëta”, tha ajo.

Drejtoresha ekzekutiv e fondacionit “Jahjaga”, Egzona Bexheti tha se ky rrjet është “kthesë strategjike e Kosovës duke tejkaluar aspiratën për barazi”.

“Nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme pa përfshirjen kuptim plotë të grave. Themeli i rrjetit të grave në sektorin e sigurisë shënon një kthesë strategjike në Kosovë, duke shkuar përtej aspiratës për barazi. Ky rrjet do të shërbejë si urë bashkëpunimi në hapësirë ku profesionalizmi, përkushtimi i grave përkthehet në fuqi vendimmarrëse në shërbim të shoqërisë në tërësi”, tha ajo.

Ndërsa, e ngarkuara me punë në Kosovë nga Ambasada e Holandës në Kosovë, Desiree Bonis tha se në sektorin e sigurisë gratë mbeten të nënpërfaqësurara. Ajo thekson se rrjeti i grave në siguri është investim në ndryshime afatgjate.

“Holanda beson fuqishëm që institucionet e sigurisë përfitojnë legjitimitetin dhe ligjshmërinë kur janë të rrënjosur në llogaridhënie dhe gjithpërfshirje. Ne e dimë që sfidat në sektorin e sigurisë ekzistojnë në Kosovë dhe nuk janë abstrakte as të reja, besimi i lëkundur i paqëndrueshëm mes shoqërisë civile dhe pjesës veriore të Kosovë ndikojnë në sigurinë publike dhe kohezionin shoqëror. Në të njëjtën kohë gratë mbeten të nënpërfaqësësuara në masë të madhe në institucionet e sigurisë në sektorin e sigurisë ë në veçanti në rolet e lidershipit dhe vendimmarrjes dhe shifra ka shkuar nga 10-12 deri në 30%….09’;31 me këtë themel të rrjetit nënkuptohet se nuk është platformë është investim në njerëz në lidership dhe në ndryshime afatgjata”, tha ajo.

Lansimi i Rrjetit të Grave në Siguri u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë përmes projektit “Matra”.