“Në një audiopërgjim dëgjohet qartësisht”, Artan Hoxha: Vrasjet më 21 janar janë bërë me urdhër
Gazetari Artan Hoxha ishte të hënën në SPAK ku siç tha, dorëzoi kasetën origjinale të komunikimit të zinxhirit të gardës gjatë demonstratës së 21 janarit 2011 ku u vranë 4 protestues.
Në një deklaratë për mediat pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Hoxha u shpreh se në audiopërgjimin që dorëzoi “dëgjohen qartësisht dhe cilësisht urdhrat e dhënë nga komandanti i Gardës kur kanë ndodhur vrasjet më 21 janar”.
Sipas tij, audiopërgjimi, që me gjasë do t’i nënshtrohet ekspertizës në një laborator jashtë pasi SPAK-u nuk i kapacitetet, tregon më së miri se 4 vrasjet më 21 janar nuk ishin nga pakujdesia, siç kane vendosur gjyktatat më herët por ishin vrasje me dashje.
“Është një kasetë diktofoni, është dorëzuar origjinale që të bëhet edhe verifikimi, edhe materiali i parë që kam dorëzuar me sa di nuk është ekspertuar ende se nuk ka laboratorë, kështu që besoj se do bëhet jashtë. Është audio origjinale ku dëgjohet qartësisht dhe cilësisht urdhrat e dhëna nga komandanti i gardës kur kanë ndodhur vrasjes në 21 janar. Ka një problem shumë të madh se jemi në vitin e 16-të dhe shumë vepra penale mund të jenë parashkruar. Burimi në këtë rast jep informacion mbi vrasjet e ndodhura në bulevard, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se ka denoncuar një krim shtetëror, ka bërë një shërbim shumë të madh pasi gjykatat e mëparshme i kanë cilësuar vrasje nga pakujdesia. Vrasjet janë bërë me urdhër dhe kishte një hierarki që komandonte gardën, është shumë i rëndësishëm mbrojtja e burimit, se denoncon një krim shtetëror”, tha gazetari./Indeksonline/

