Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio
Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini është bërë me klub të ri.
Ai i është bashkuar gjigantit italian, Lazio nga Atalanta në formë huazimi.
Daniel, do të jetë te Lazio deri në fund të sezonit, me klubin kryeqytetas që ka opsionin e blerjes prej 14 milionë eurove.
Maldini, ka bërë vetëm 11 paraqitje me Atalantën këtë sezon dhe kjo lëvizje mund t’i ndihmojë të ketë më shumë minuta dhe ngritje në formë.

