75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 27 Janar 2026 / L A

Di Maria: Gjithmonë e vendosi Messin para Ronaldos

Angel Di Maria ka qenë së fundi në një intervistë.

Në një intervistë për “AS”-in, argjentinasi foli për tema të ndryshme, përfshirë rreth situatës tek ish-klubi i tij, Real Madridi.

Mirëpo “Fideo”, u pyet për debatin shumëvjeçar se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messi, ku e dha përgjigjen e tij.

“Gjithmonë e kam vënë Messin përpara Ronaldos? Cristiano ishte shumë i dhënë pas punës dhe përpjekjeve për të qenë numri një, por Messi, duke pirë në dhomën e zhveshjes, më vonë tregoi se kishte një dhuratë nga Zoti për të qenë më i miri”, u shpreh Di Maria.

Di Maria, ishte një nga ata që kishte bashkëlojtar edhe Ronaldon edhe Messin, ku arriti të fitonte me të dy lojtarët./IndeksOnline/