Xhaka ia dorëzon Adhurim Krasniqit stafetën e kryetarit të PDK-së në Zvicër
Kryetari i deritashëm i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka ka thënë se në mbledhjen e e fundit të degës, ka dorëzuar me shkrim dorëheqjen nga ky post, si dhe nga të të gjitha funksionet partiake.
Xhaka thënë se nënkryetari i deritashëm, Adhurim Krasniqi ka marrë ushtrimin e detyrës së kryetarit të degës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
“Me këtë rast, dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht të gjithëve për bashkëpunimin, mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kohës së angazhimit tim. Ka qenë nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e kësaj strukture dhe të kontribuoj për vlerat dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Xhaka.

