75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 27 Janar 2026 / A

LVV: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet, duke thënë se ky rast nuk është i izoluar.

Sipas LVV-së, krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të thellësisht të rrënjosura.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se prej vitesh ka sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta dhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Jemi të bindur se ky rast nuk është i izoluar, por pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes, keqpërdorimit dhe abuzimit institucional. Prej vitesh kemi sinjalizuar dhe denoncuar raste të shumta të dyshimta, të cilat tash po konfirmohen përmes veprimeve konkrete hetimore.

Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e LVV-së.