75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 27 Janar 2026 / MSH1

Dërgohen në mbajtje për 48 orë zyrtarët komunalë të Prishtinës, që u arrestuan në aksionin e sotëm

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Prishtinë sot në orët e mëngjesit gjatë një aksioni ka arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

IndeksOnline raportoi më herët se në mesin e të arrestuarve janë Dukagjin Gashi dhe Bashkim Sadiku.

Zyrtarët komunalë ishin kapur në flagrancë nga policia – duke marrë ryshfet.

Të tre, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Pas aksionit te zhvilluar nga Prokuroria Themelore ne Prishtine, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, të cilët kane kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te KPRK-se dhe “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 të KPRK-së.

Po ashtu janë sekuestruar edhe telefona, si provë, që do të shërbejnë në zhvillimin e mëtejshëm të procedurës hetimore. Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do t’i parashtrojë kërkesë me shkrim gjykatës kompetente, për caktimin e ndonjë prej masave ndaj të dyshuarve” deklaroi Shala./IndeksOnline/