75 Mall Live Search
08:13 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Spektakël sonte në Champions, 18 ndeshje në të njëjtin orar

Sonte do të zhvillohet java e fundit e fazës së ligës në Champions League.

Do të jetë një mbrëmje plot spektakël pasi plot 18 ndeshje do të zhvillohen në orarin e njëjtë, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Arsenalit, e cila është lidere e tabelës, synon ta mbyllë fazën e ligës me bilan 100% fitore, pasi është nikoqire e skuadrës nga Kazakistani, Kairat Almaty.

Një nga ndeshjet më interesante do të luhet në stadiumin ”Signal Iduna Park”, ku Borusia Dortmund, do të përballet me Interin.

Vëmendje do të marrë edhe ndeshja mes Napolit dhe Chelseas, e cila zhvillohet në ”Stadio Diego Armando Maradona”.

Kampioni në fuqi, PSG-ja do të jetë nikoqire e Newcastle Unitedit, derisa Real Madrdi do të luajë si mysafire e Benficas.

Interesante do të jetë edhe përballja mes Manchester Cityt dhe Galatasaray.

Më poshtë të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League./IndeksOnline/