Dalin pamjet, momenti kur malaziasi futet në oborr për t’i vjedhur dy zagarët e familjes Jusufi
Drejtoria e Policisë së Prishtinës ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28.02.2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se i arrestuari është Mladen Milloseviq, nga Mali i Zi.
Indeksonline ka siguruar pamjet kur Mladeni i ndihmuar nga një person tjetër futet në oborrin e familjes Jufusi me një veturë të parkuar disa metra më larg.
Familjarët kanë thënë për Indeksonline se personi që po asistonte në kryerjen e vjedhjes, ishte i armatosur.
31-vjeçari malazias shtetas i Malit të Zi, në koordinim me prokurorin e shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/

