75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / G T

Rikthehet te Aston Villa, Douglas Luiz zyrtarizohet te skuadra nga Premier League

Futbollisti, Douglas Luiz është rikthyer te Aston Villa gjatë merkatos së dimrit.

Luiz është huazuar te skuadra angleze nga Juventusi deri në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Por, Aston Villa do ta ketë të drejtën e blerjes së kartonit të plotë për 25 milionë euro.

27-vjeçari ishte i huazuar te Nottingham Fortest, por një ofertë nga “Villa Park” ia ka ndryshuar mendjen.

Kujtojmë që te “Zonja e Vjetër”, Luiz ishte transferuar pikërisht nga Aston Villa për 51 milionë euro./Indeksonline/