Arsenal arrin marrëveshje për shitjen e Maldini Kacurrit te Grimsby Town
Arsenal ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të ri Maldini Kacurri (20 vjeç) te klubi anglez Grimsby Town.
Sipas informacioneve, klubi londinez do të përfitojë një shumë modeste nga kjo marrëveshje, ndërsa lojtari pritet të vazhdojë karrierën e tij në nivelet më të ulëta të futbollit anglez, me synimin për më shumë minuta dhe zhvillim profesional, shkruan Indeksonline
Kacurri ishte pjesë e akademisë së Arsenalit dhe konsiderohej një talent premtues, por konkurrenca e madhe në ekipin e parë e bëri të vështirë hapësirën për të ardhmen e tij në “Emirates”./Indeksonline/
❗️Arsenal have reached an agreement to sell Maldini Kacurri (20) to Grimsby Town and will net a ‘modest’ fee. ⏳ pic.twitter.com/R2twgkygrl
— AFTV (@AFTVMedia) January 29, 2026

