75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 29 Janar 2026 / F.R

Gjesti rikthehet në skenë me “Memories” pas humbjes së vëllait

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti i është rikthyer skenës muzikore.

“Memories” mban titullin projekti i ri, një këngë me ngarkesë të fortë emocionale që reflekton ngjarjet e fundit në jetën e tij personale, me theks të veçantë te humbja tragjike e vëllait, e cila tronditi opinionin publik kohë më parë.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm rikthimin e Gjestit në muzikë, por edhe një rrugë shprehjeje artistike për të gjitha emocionet dhe sfidat e muajve të fundit.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën./IndeksOnline/