75 Mall Live Search
20:07 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Z S

Policia deklarohet për rastin ku i paraburgosuri tentoi të ikte nga Pallati i Drejtësisë

Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë.

Mirëpo i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore.

Kjo është konfirmuar nga Enis Pllana- Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Pllana./Indeksonline/