Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë
Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit.
Ai vendosi të bënte lëvizjen drejt gjigantëve turk, pasi ndërpreu marrëveshjen me Torinon.
Mesfushori kuqezi, arriti në Stamboll ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re.
Te Beshiktashi, ai do të luajë përkrah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica./IndeksOnline/

