Reali përsëri me Benficën, Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Kampionëve
Është hedhur shorti i fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshje këto, të cilat janë një mundësi për t’ju bashkuar 8 skuadrave tashmë të kualifikuara në raundin e 1/8-tave.
Reali do të ketë përsëri Benfican si kundërshtar, me ndeshjen e parë në Lisbonë.
Përballje interesante do të jetë edhe ajo midis Borussia Dortmund-Atalanta dhe Galatarasay-Juventus.
Bodo/Glimt, do të tentojë të bëjë një tjetër mrekulli pasi që do të ketë kundërshtar, Interin.
Këto janë të gjitha ndeshjet:

Kujtojmë se ndeshjet e play-offit, do të luhen në datat 17-18 shkurt dhe ato të kthimit më 24-25 shkurt./IndeksOnline/

