Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga
Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Muriqi është bëtë kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i Mallorcas e ka fituar çmimin si lojtari i muajit janar.
”Pirati” shënoi pesë gola në katër ndeshje në muajin janar, përfshirë një hat-trick kundër Athletico Bilbaos që i siguroi Mallorcas tre pikë.
Sulmuesi kosovar fitoi çmimin pasi mposhti në votimin final Vanat (Girona), Sorloth (Atlético de Madrid), Marcos Alonso (Celta) dhe Guedes (Real Sociedad)./IndeksOnline/

