Largohet deponia e mbeturinave, në qendër të Mitrovicës
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se është larguar deponia ilegale e mbeturinave, që ndodhej pranë çerdhes publike.
“Kjo deponi mbeturinash, për vite me radhë, ishte shqetësim i madh për qytetarët. Kundërmimi, rreziku nga sëmundje të ndryshme dhe qentë endacakë, që e kishin si “shtëpi” të tyre, nga sot nuk kanë më vend aty” ka thënë Peci.
Ai u shpreh se do të vazhdojë përmbushjen e zotimit për Mitrovicë të pastër.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Te dashur qytetarë,
U bë largimi i deponisë ilegale të mbeturinave pranë çerdhes publike të fëmijëve, në zemër të qytetit.
Kjo deponi mbeturinash, për vite me radhë, ishte shqetësim i madh për qytetarët. Kundërmimi, rreziku nga sëmundje të ndryshme dhe qentë endacakë, që e kishin si “shtëpi” të tyre, nga sot nuk kanë më vend aty.
Vazhdojmë përmbushjen e zotimit për Mitrovicën e pastër, të sigurt, të gjelbër dhe funksionale.

