Lewandowski pranë historisë me Barcelonën në La Liga
Robert Lewandowski po vazhdon të lërë gjurmë të rëndësishme te skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi polak është shumë afër të hyjë në histori të klubit, duke u afruar gjithnjë e më shumë me emrat legjendarë që veshën fanellën e blaugranëve, shkruan IndeksOnline.
Që nga transferimi i tij te Barcelona në sezonin 2022/23, Lewandowski ka arritur të shënojë gol në 56 ndeshje të ndryshme të LaLigës, dhe është vetëm një hap larg barazimit me Xavi Hernandez, Ronald Koeman dhe Ivan Rakitic, të cilët kanë nga 57 ndeshje me gol në kampionat.
Pastaj ai do të synonte të barazoj me legjendën braziliane Ronaldinho, i cili numëron 58 ndeshje ku ka shënuara gol në Liga me Barcelonën.
Me formën aktuale dhe eksperiencën e tij, sulmuesi polak shumë shpejt mund të futet përfundimisht në historinë së klubit katalanas./IndeksOnline/

