75 Mall Live Search
15:38 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / Gj Sh

Art Gashi jep dorëheqje nga KB Peja

Art Gashi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kryesia e KB Pejës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje pas më shumë se një dekade, për shkak të rezultateve jo të mira dhe zërit kritik nga tifozët, shkruan IndeksOnline.

”Sot, me zemër të rëndë por me mendje të qartë, kam marrë vendimin të jap dorëheqje nga roli im në KB Peja, pas rezultateve të fundit dhe edhe si përgjigje ndaj zërit të tifozëve, të cilin gjithmonë e kam respektuar.”, ka shkruar ndër të tjera Art Gashi.

Ndërkohë KB Peja e ka falënderuar Art Gashin për kontributin, përkushtimin dhe sakrificat e dhëna për klubin ndër vite.

”KB Peja falënderon sinqerisht Art Gashin për kontributin, përkushtimin dhe sakrificat e dhëna për klubin ndër vite.

Që nga viti 2011, Art Gashi ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë, duke dhënë maksimumin për ngjyrat e klubit dhe për krenarinë e qytetit të Pejës.

Angazhimi i tij, dashuria për klubin dhe respekti ndaj tifozëve do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së KB Pejës.

I urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm dhe e falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për KB Pejën.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/