Çfarë spektakli në “Old Trafford”, Sesko “hero” në sekondat e fundit
Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore të çmendur ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.
Ishte Benjamin Sesko që shënoi për 3:2 në minutat e fundit, shkruan Indeksonline
“Djajtë e Kuq” ishin duke fituar 2:0 deri në minutën e 85’të me golat e Casemiro dhe Cunha.
Por më pas mysafirët barazuan 2:2 me anë të Jimenez dhe Kevin.
Kurse në minutat e fundit, pas një super asisti nga Bruno Fernandes, sulmuesi slloven, Benjamin Sesko shënoi për 3:2, duke ia siguruar tri pikë të mëdha Manchester Unitedit të Michael Carrick./Indeksonline/
Sesko so closepic.twitter.com/1fmltrWa2i
— United Extra (@TheUnitedExtra) February 1, 2026

