75 Mall Live Search
07:44 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Dështoi në shumë liga, Ballkani afër marrëveshjes me ish-lojtarin e Kosovës

Skuadra e Ballkanit pritet të bëjë një “goditje” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Siç raporton “gazetaolle”, skuadra nga Suhareka është duke e transferuar lojtarin kosovar, Toni Domgjoni, shkruan Indeksonline

Mesfushori është “free agent” dhe kjo e bën më të lehtë një transferim të tij në Superligën e Kosovës.

27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Selangorit në Malajsi, ku dështoi.

Poashtu ai ishte pjesë e skuadrës sllovene, Koper – edhe aty nuk arriti të tregonte vetën.

Skuadra e vetme ku Domgjoni pati sukses në karrierën e tij është Vitese e Holandës.

Kujtojmë që vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” është 300 mijë euro./Indeksonline/