Icardi te Juventusi? Spalletti ia mbyll derën: Solli disa probleme kur isha trajner i tij!
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Parmës, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka komentuar zërat e shumtë që qarkullojnë rreth Mauro Icardit dhe Victor Osimhenit, shkruan Indeksonline
“Po më pyesin vazhdimisht për Icardin dhe Osimhenin. Nëse do ta vlerësoja Icardin si futbollist, nuk mund të them gjë tjetër veçse fjalë shumë pozitive nga periudha kur e kam stërvitur,” u shpreh Spalletti. “Kjo nuk do të thotë se ne e duam Icardin. Po flas mirë për të sepse golat e tij kanë kontribuar realisht për mua.”
🚨 VIDEO – #Spalletti post #ParmaJuve 1-4: "#Icardi non viene alla #Juventus perché noi non abbiamo chiesto lui ma un altro… Sempre detto '#Juve forte' anche quando voi dicevate che facevamo cagare, ora ve ne accorgete… Non scherzavo su #McKennie centravanti, su #Yildiz…" pic.twitter.com/wuoTCqwBkb
— JUpensiero (@JUpensiero) February 2, 2026
Tekniku italian pranoi se gjatë asaj periudhe kishte pasur edhe probleme jashtë fushës. “Ka pasur momente kur ai ka sjellë çështje nga jeta personale në dhomën e zhveshjes, gjëra që nuk i përkisnin asaj hapësire. Për këtë arsye u ulëm, folëm dhe disa gjëra duhej t’i bëja shumë të qarta.”.
Spalletti shtoi se puna e trajnerit shpesh kërkon vendime të vështira: “Trajnimi është pak a shumë kështu. Jeton në dhomën e zhveshjes dhe ndonjëherë duhet të marrësh vendime. Në atë periudhë, më takoi mua t’i merrja ato vendime dhe kështu bëra. Edhe ai reagoi.”
Në fund, ai nuk kurseu vlerësimet personale për sulmuesin argjentinas: “Në fund të fundit, ai është një djalë i mirë, me karakter të fortë dhe një shënues i jashtëzakonshëm golash. Megjithatë, ne nuk e duam Icardin. Icardi nuk është në axhendën tonë dhe jemi mirë kështu.”
Përveç Icardit, është spekuluar se “Zonja e Vjetër” e do edhe sulmuesin nigerian, Victor Osimhen./Indeksonline/


