75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / AR

Pamje emocionuese, po krijohet çifti i ri Aurora-Londrim?

Londrimi dhe Aurora gjatë natës së mbrëmshme kanë qëndruar të afërt me njëri-tjetrin.

Madje, shpesh-herë është thënë edhe nga banorët se dyshja kanë kimi, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, duket se avash-avash mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

Ata janë parë duke biseduar bashkë ku nuk munguan as përqafimet.

Londrimi u shpreh se Aurora i sjell një energji të mirë ku kjo e fundit iu përgjigj me vetëm “faleminderit”!

Sesi do të rrjedh raporti i tyre, mbetet ta shohim ditëve në vazhdim./Indeksonline/