75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Tentoi fishekzjarrin e dytë në drejtim të portierit, tifozi i Interit humbi tre gishta!

Skuadra e Interit mbrëmë shënoi fitore 0:2 ndaj Cremonese në Serie-n A.

Gjatë ndeshjes ndodhi një incident në fushë me protagonistët: tifozët dhe Emil Audero, shkruan Indeksonline

Portieri i skuadrës vendëse u godit me një fishekzjarr nga një tifoz i klubit të Interit.

Image

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, po i njëjti tifoz pak më vonë humbi tre gishta gjatë hedhjes së fishekzjarrit të dytë.

Ai u lëndua në tentativë për të hedhur një tjetër fishekzjarr në fushë dhe në drejtim të portierit kundërshtar, por e pësoi keq./Indeksonline/