Trajnim për shpëtim jete në fushëbetejë, FSK-ja realizon kursin “Combat Life Saver”
Forca e Sigurisë e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës ka realizuar kursin “Combat Life Saver”.
FSK-ja njoftoj se ky kurs ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë, bazuar në standardet e NATO-s.
“Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

