Dështon transferimi i Matetas te Milani
Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit.
“Rossonerët”, vendosën që mos të vazhdojnë me një transferim për të, pas dy sesioneve të vizitave mjekësore.
Crystal Palace u informua rreth vendimit të gjigantëve italian.
Mateta, tashmë do të kthehet në Angli dhe me shumë gjasë do të vazhdojë edhe pjesën tjetër të sezonit aty./IndeksOnline/

