75 Mall Live Search
18:57 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / B XH

Lirohen dhjetë të dyshuar për manipulim votash në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për lirimin e dhjetë të dyshuarve për manipulim të numërimit me vota në rajonin e Mitrovicës.

Kjo gjykatë ka liruar duke mos ngarkuar me asnjë masë të dyshuarit, për të cilët sot është mbajtur seancë.

“Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje kishte paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave të dyshuar për manipulim të numërimit me vota gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Ndërkohë, Prokuroria kishte intervistuar të shtunën 43 kryesuesë të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, derisa 34 prej tyre ishin dërguar në mbajtje 48-orë. /IndeksOnline/