75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / L A

Shifra të një superylli, 15 gola sivjet, 50 në total, Muriqi është një “‘mal i madh”

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po hyn në histori të Mallorcas.

Goli i tij i sotëm ndaj Sevillës, ishte i 15-ti këtë sezon dhe i 50-ti që kur ju bashkua skuadrës në vitin 2022.

Vetëm këtë sezon, “Pirati” ka karakteristika të veçanta pasi nga 15 golat e tij, 5 i ka shënuar me kokë, 5 nga penalltia dhe 5 me të majtën.

Muriqi, është aktualisht i 3-ti në listën e top golashënuesve të të gjitha kohërave të klubit spanjoll, me Abdon Prats në vend të dytë me 59 gola dhe Samuel Eto’o që prin me 70 gola./IndeksOnline/