“Sofascore” s’e përfshin Vedat Muriqin në formacionin e javës, kjo është 11-shja më e mirë në La Liga
Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 22-të në La Liga.
Pas ndeshjes së fundit, që u zhvillua mbrëmë mes Mallorcas dhe Sevillas, faqja e njohur e statistikave ka zbuluar 11-shen më të mirë, shkruan Indeksonline
Në këtë formacion nuk u përfshi Vedat Muriqi, i cili shënoi një gol dhe bëri një asist mbrëmë.
Në 11-she në fazën e sulmit është përfshirë, treshja: Vini Jr, Gerard Moreno dhe Lamine Yamal.//Indeksonline//

