75 Mall Live Search
15:28 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / G T

Pep Guardiola: Gjashtë skuadra në Premier League kanë shpenzuar më shumë se Manchester City, hajde po ju pres!

Pep Guardiola ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me politikat e shpenzimeve të Manchester City-t, duke theksuar se klubi nuk ka investuar sa duhet krahasuar me rivalët e Premier League.

“Jam pak i trishtuar dhe i mërzitur, sepse për nga net spend në pesë vitet e fundit, City renditet vetëm i shtati në Premier League,” – u shpreh Guardiola, shkruan Indeksonline

Trajneri spanjoll shtoi se do të donte që klubi i tij të ishte në krye edhe në aspektin financiar:
“Do të doja të ishim të parët. Nuk e kuptoj pse klubi nuk shpenzon më shumë para.”

Guardiola theksoi se sukseset e mëparshme të City-t kanë ardhur falë investimeve të mëdha, ndërsa tani konkurrenca është rritur ndjeshëm:
“Ne kemi fituar në të kaluarën sepse kemi shpenzuar shumë. Tani janë gjashtë ekipe që synojnë të fitojnë Premier League, Champions League dhe FA Cup, sepse kanë shpenzuar më shumë se ne në pesë vitet e fundit. Këto janë faktet.”

Në fund, tekniku katalanas e mbylli me një deklaratë sfiduese ndaj rivalëve:
“Fat të mirë gjashtë ekipeve që janë përpara nesh për nga shpenzimet neto në pesë vitet e fundit. Hajde! Unë po pres.”./Indeksonline/